Infektuar: 67906
Shëruar: 59174
Vdekur: 1587
'Ankth' te Porto, portieri i skuadrës pëson sulm në zemër, dërgohet me urgjencë në spital

'Ankth' te Porto, portieri i skuadrës pëson sulm në zemër, dërgohet me urgjencë në spital

Sport February 22, 2021 - 21:15

Portieri i Portos dhe Portugalisë, Alfredo Quintana ka pësuar një sulm në zemër.

Quintana u sëmur gjatë stërvitjes, pas të cilës u dërgua në spital, shkruan "Zeri.info".

Klubi portugez ka njoftuar për gjendjen e "gardianit" të skuadrës.

"Portieri ynë Alfredo Quintana ka pësuar sulm në zemër gjatë stërvitjes së sotme. Atij menjëherë i është ofruar ndihmë dhe kur gjendja e tij u stabilizua, ai u transportua në spital", thuhet në njoftim.

I lindur në Kubë, Quintana vendosi ta përfaqësojë Portugalinë, për të cilën 70 paraqitje. /Zeri.info