Infektuar: 67906
Shëruar: 59174
Vdekur: 1587
Rrëfimi i tmerrshëm i një sportiste: Trajneri më dhunoi dhe më rrahu kur isha 13 vjeç, abortova pas pesë muajsh

Rrëfimi i tmerrshëm i një sportiste: Trajneri më dhunoi dhe më rrahu kur isha 13 vjeç, abortova pas pesë muajsh

Sport February 22, 2021 - 16:10

Ish-hendbollistja rumune, Mariana Cetiner ka bërë një rrëfim tronditës që ka bërë shumë njerëz të qajnë.

Mariana ka folur për mediat rumune në lidhje me ferrin e përjetuar kur ishte vetëm 13-vjeçare, shkruan “Zeri.info”.

Ajo ishte një sportiste e talentuar, e cila kishte ëndrra të mëdha.

Mariana nuk kishte prindër, dhe ajo u rrit në një jetimore ku përjetoi tortura të papara.

“Nuk kisha prindër, u rrita në një jetimore. Gjithashtu u dhunova nga trajneri Nite Grigore”, ka thënë Mariana.

Mariana tregon se ajo nuk ishte e vetmja që ishte dhuruar nga Nite.

“Abuzimi filloi në moshën 12-vjeçare. Kjo po ndodhte në kamp. Ai na ftonte në dhomën e tij dhe na kërkonte të zhvisheshim”, tregoi ajo.

“Kur nuk luanim mirë dhe nuk shënonim, na rrihte. Ai më dëmtoi këmbën dhe pas dhunimit, madje unë ngela shtatzënë”, nënvizoi Mariana.

Ajo mbeti shtatzënë por u detyrua të abortonte në muajin e pestë.

“Duhej të abortoja në muajin e pestë. Isha 12-13 vjeçare. Ishte e tmerrshme. Nuk e di nëse ai është ende gjallë, por ishte njeri i ndyrë”, shtoi ajo. /Zeri.info