
Momenti kur Gattuso ia kap fytyrën Rrahmanit për t’ia shprehur “dashurinë”
Sport
February 21, 2021 - 20:50
Detaje
Atalanta i ka shkaktuar një tjetër humbje Napolit në kuadër të kampionatit elitar italian, Serie A, shkruan “Zeri.info”
Në ndeshjen e zhvilluar në Bergamo, Atalanta ishte nikoqire e Napolit sonte. Këtë ndeshje e fituan vendasit me rezultat 4:2.
Që nga minuta e parë e deri në të fundit në fushë për Napolin ishte edhe mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani.
Pas përfundimit të takimit, trajneri napoletan, Gennaro Gattuso në mënyrën e tij përshëndeti lojtarët, e ajo që u kap nga kamerat ishte kur trajneri italian e kapi për fytyre Rrahmanin, mirëpo kjo ishte vetëm një anë e natyrshme e trajnerit pasi më pas ai e përqafoi atë.
VIDEO
This is how Gattuso shows love ë pic.twitter.com/Uei0M2aE76
— ESPN FC (@ESPNFC) February 21, 2021
/Zeri.info