Florian Marku vs Rylan Charlton, mësohet koha se kur do të zhvillohet ky meç

Florian Marku vs Rylan Charlton, mësohet koha se kur do të zhvillohet ky meç

Sport February 20, 2021 - 21:21
Lajmet e fundit nga sporti

Boksieri shqiptar, Florian Marku, sonte (e shtunë) do të rikthehet edhe një herë në ringun e boksit, shkruan Zeri.info.

28 vjeçari do të përballet me Rylan Charlton në ‘The SSE Arena’, teksa ka paralajmëruar se do të fitojë me nokaut dhe se ky meç nuk do të vendoset nga gjyqtarët.

Meçi mes boksierit nga Lushnja dhe atij nga Britania e Madhe pritet të fillojë nga ora 22:00, nëse meçet para tij përfundojnë sipas kohës së parashikuar.

Vlen të theksohet se Florian Marku ka regjistruar shtatë fitore dhe një barazim nga tetë ndeshje në boksin profesionist.

As kundërshtari i tij nuk ka shijuar humbje ende, teksa meçi i tyre sonte pritet të jetë mjaft interesant. /Zeri.info