Drenica mposhtet në ndeshje miqësore nga ekipi i Egnatias

Drenica mposhtet në ndeshje miqësore nga ekipi i Egnatias

Sport January 27, 2021 - 15:42
Detajet

Skuadra e Drenicës e ka luajtur sot edhe ndeshjen e radhës miqësore në Shqipëri.

Ekipi i drejtuar nga trajneri Bledar Devolli u takua sot me skuadrën nga Kategoria e Parë në Shqipëri, Egnatia.

Drenica e humbi këtë ndeshje me shifrat 2:0.

Skuadra “kuqezi” në këtë duel startoi me të gjitha përforcimet e bëra, vetëm kapiteni Bejta dhe sulmuesi i ri, Zabërgja startuan nga pjesa e futbollistëve që u paraqitën në vjeshtë. /Zeri.info