
Zyrtare: Anulohet ndeshja miqësore e Dritës me ekipin nga Rusia
Sport
January 27, 2021 - 15:34
Detajet
Drita planifikonte ta zhvillojë një ndeshje miqësore sot në Antalya të Turqisë.
Mirëpo, ndeshja në mes të kampionit aktual të Kosovës dhe ekipit rus, Nizhny Novgorod është anuluar shkaku i reshjeve të shiut.
Bardhekaltrit ndërkohë kanë njoftuar se kjo ndeshje do të zhvillohet nesër në të njëjtin stadium.
Drita është duke e kryer fazën përgatitore në vendin bregdetar, derisa ditë më parë e zhvilloi edhe ndeshjen e Superkupës së Kosovës, ku u mposht nga Prishtina, 1:2.
Një pjesë e mirë e ekipeve kosovare po përgatiten në Turqi, ndërsa po e shfrytëzojnë mundësinë që ndërkohë të zhvillojnë ndeshje kontrolluese me ekipet e huaja, kryesisht me ato ruse. /Zeri.info
