Zyrtare: Martin Odegaard huazohet te Arsenali

Zyrtare: Martin Odegaard huazohet te Arsenali

Sport January 27, 2021 - 12:46
Detajet

Mesfushori norvegjez Martin Odegaard ka zyrtarizuar transferimin e tij në Arsenal.

Martin Odegaard është transferuar në Arsenal në formë të huazimit nga Real Madrid.

Ai u bashkohet menjëherë bashkëlojtarëve të rinj pasi nënshkroi kontratë të huazimit për gjashtë muaj me Gunners.

22 vjeçari kishte biseduar me drejtorin teknik Edu, menaxherin Mikel Arteta dhe bashkëlojtarin e tij po ashtu në huazim nga Real Madrid, Dani Ceballos para se të vendos të kalojë tek Arsenal.