Marley Ake i kryen testet mjekësore te Juventusi

Marley Ake i kryen testet mjekësore te Juventusi

Sport January 27, 2021 - 12:22
Detajet

Anësori i Olympique Marseille, Marley Ake, ka arritur te Juventusi për t’i kompletuar ekzaminimet mjekësore.

Sipas Sky Sport Italia, transferimi i tij te kampioni i Italisë pritet të realizohet gjatë ditës së sotme (e mërkurë).

20-vjeçari ka arritur në J|Medical për t’iu nënshtruar testeve mjekësore, para se të nënshkruajë me Bianconerët.

Transferimi pritet të realizohet me një marrëveshje shkëmbimi me Franco Tongya, i cili do të shkojë në drejtim të kundërt.

Ake fillimisht do të përfshihet në ekipin U-23 të Juventusit, edhe pse ka përvojë në Ligue 1 dhe në Ligën e Kampionëve.