Infektuar: 70185
Shëruar: 313132
Vdekur: 1616
Arsenali i “hakmerret” Southamptonit, e mposht në udhëtim, Granit Xhaka kontribuoi me asistim

Arsenali i “hakmerret” Southamptonit, e mposht në udhëtim, Granit Xhaka kontribuoi me asistim

Sport January 26, 2021 - 23:09
Detaje

Është mbyllur takimi i javës së 20-të ndërmjet Southamptonit dhe Arsenalit, shkruan “Zeri.info”.

“Topçinjtë” janë hakmarrur ndaj Southamptonit për eleminimin nga FA Cup javën e shkuar (1:3) dhe kanë arritur mbrëmjen e sontme, në të njëjtin stadium t’i arkëtojnë pikët e plota.

“Gunners” fituan 1:3 përballjen në të cilën kontribuoi me asistim mesfushori shqiptar, Granit Xhaka.

Ishin vendasit të parët që hapën llogarinë e golave në minutën e tretë me Armstrong, për t’u barazuar pesë minuta më vonë me Nicolas Pepen që u shërbye nga Granit Xhaka.

Arsenali përmbysjen e arriti në minutën e 39-të me Sakan.

Kurse për rezultatin përfundimtar 1:3 u përkujdes francezi Lacazette në të 72-tën minutë.

Me këtë fitore, Arsenali renditet në vendin e tetë me 30 pikë, ndërkaq Southamptoni është i 11-ti me 29 të tilla. /Zeri.info