Ndërprehet ndeshja miqësore ndërmjet Arbërisë dhe skuadrës ukrainase

Ndërprehet ndeshja miqësore ndërmjet Arbërisë dhe skuadrës ukrainase

Sport January 26, 2021 - 17:14
Detaje

Ndeshja kontrolluese ndërmjet Arbërisë dhe Minaj është ndërprerë në fillim të pjesës së dytë, shkruan “Zeri.info”.

Reshjet e mëdha të shiut kanë qenë shkaktar për ndërprerjen e takimit në minutën e 49-të.

Deri në këtë moment ishte “Stuhia e Kuqe” e cila ishte në epërsi minimale 1:0, me golin realizuar nga Aldin Azoviq në të 10-tën minutë.

Arbëria është duke e kryer fazën përgatitore para stinorin pranveror në Antalia të Turqisë. /Zeri.info