Ferhan Hasani: Mbrojtësi i Dritës më tha të zgjidhja Partizanin dhe jo Tiranën

Ferhan Hasani: Mbrojtësi i Dritës më tha të zgjidhja Partizanin dhe jo Tiranën

Sport January 26, 2021 - 17:08
Detaje

Ferhan Hasani është prezantuar sot (e martë) si lojtari më i ri i Partizanit të Tiranës, shkruan “Zeri.info”.

Gjatë prezantimit para mediave në Shqipëri, ai pranoi se ishte mbrojtësi i Dritës, Ardian Cuculi që e bindi të kalonte te Partizani dhe jo te Tirana.

“Kur kishte zëra për kalimin tim te Tirana, Cuculi më mori në telefon dhe më tha se do të bëja zgjedhjen e gabuar. Më tha të zgjidhja Partizanin dhe jo Tiranën”, ka thënë Hasani gjatë prezantimit.

Image

Ferhan Hasani dhe Ardian Cuculi njihen prej kohësh dhe kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme shoqërore.

Hasani konsiderohet si një nga transferimet më të bujshme viteve të fundit në Superioren shqiptare.

Ai ka bërë karrierë në të kaluarën te Shkëndija, Brondby, Al Raed, Ëolfsburgu dhe së fundmi te Helsinki. /Zeri.info