Vanessa Bryant vjen me fjalë emocionuese në përvjetorin e vdekjes së Kobe Bryant dhe vajzës adoleshente

Vanessa Bryant vjen me fjalë emocionuese në përvjetorin e vdekjes së Kobe Bryant dhe vajzës adoleshente

Sport January 26, 2021 - 16:49
Detaje

Është bërë një vit që nga vdekja tragjike e legjendës së NBA-së, Kobe Bryant dhe vajzës së tij, Gianna, përcjell “Zeri.info”.

Kobe dhe Gianna humbën jetën pas një aksidenti me helikopter në Kaliforni.

Image

Bashkëshortja e Kobe Bryant, Vanessa kujtoi burrin e saj dhe vajzën në përvjetorin e vdekjes së tyre me fjalë prekëse.

“Më mungon shumë vajza ime dhe Kobe gjithashtu. Kurrë nuk do ta kuptoj pse, si mund tu ndodhte kjo tragjedi këtyre qenieve njerëzore kaq të bukura, të ëmbla dhe të mahnitshme. Ende nuk mund ta besoj. Kob, ne bëmë më të mirën! Gigi, ti vazhdon ta bësh mamin krenare. Ju dua”, ka shkruar Vannesa Bryant.

Në mëngjesin e 26 janarit 2020, Kobe, Gianna dhe një grup miqsh, përfshirë Sarah dhe Payton Chester, Christina Mauser, John Altobelli, bashkëshorten e tij Keri Altobelli si edhe vajzën e tyre, Alyssa Altobelli po udhëtonin me helikopter të pilotuar nga Ara Zobayan, për një lojë basketbolli.

Ata nuk arritën asnjëherë në destinacionin e tyre pasi helikopteri u rrëzua në Calabasas. /Zeri.info