Arsenali me mungesë të madhe ndaj Southamptonit

Arsenali me mungesë të madhe ndaj Southamptonit

Sport January 26, 2021 - 16:20
Detaje

Java e 20-të në Premierligën angleze do të sjell edhe ndeshjen ndërmjet Southamptonit dhe Arsenalit, shkruan “Zeri.info”.

Dy skuadrat u takuan ditë më parë në kuadër të FA Cup, me Southamptonin që triumfoi 1:0 përballë “Gunners”.

Në takimin që zhvillohet sonte trajneri i “Topçinjve” do të përballet me mungesën e sulmuesit, Aubameyang.

Image

Një gjë e tillë është konfirmuar nga klubi londinez. Sulmuesi nga Gaboni do të mungojë për shkaqe familjare.

Vendin e tij pritet ta zë sulmuesi francez, Alexandre Lacazette.

Ballafaqimi ndërmjet Southamptonit dhe Arsenalit fillon nga ora 21:15. /Zeri.info