Nënshkroi për 18 muaj, zbulohet sa do të përfitojë Ferhan Hasani te Partizani

Nënshkroi për 18 muaj, zbulohet sa do të përfitojë Ferhan Hasani te Partizani

Sport January 26, 2021 - 16:09
Detaje

Partizani i Tiranës ka prezantuar ditën e sotme (e martë) përforcimin e madh, Ferhan Hasanin, shkruan “Zeri.info”.

Lojtari u prezantua ditën e sotme para mediave, ku foli për herë të parë si lojtar i “Kuq”.

Hasani me kontratën e nënshkruar me ish-kampionët e Shqipërisë do të mbetet në kryeqytetin shqiptar për 18 muajt e ardhshëm.

"Panorama Sport" mëson s Ferhan Hasani do të përfitojë një pagë më shumë se 10 mijë euro në muaj.

Hasani konsiderohet si një nga transferimet më të bujshme viteve të fundit në Superioren shqiptare.

Ai ka bërë karrierë në të kaluarën te Shkëndija, Brondby, Al Raed, Wolfsburgu dhe së fundmi te Helsinki. /Zeri.info