Kombëtarja e Shqipërisë i fton tre lojtarë të Prishtinës për ndeshjet eliminatore ndaj Kroacisë dhe Ukrainës

Kombëtarja e Shqipërisë i fton tre lojtarë të Prishtinës për ndeshjet eliminatore ndaj Kroacisë dhe Ukrainës

Sport January 26, 2021 - 15:20
DETAJET

Klubi i futsallit FC Prishtina 01 njofton se tre lojtarë të saj janë ftuar nga Kombëtarja e Shqipërisë për ndeshjet eliminatore për Kampionatin Evropian ndaj Kroacisë dhe Ukrainës, shkruan Zeri.info.

Agon Ramadani, Mentor Mejzini dhe Cristiano Cardoso tashmë gjenden në Varazdin, ku po përgatiten për ndeshjen me Kroacinë.

Edhe Narcis Alibegu ka qenë i ftuar, por shkaku i dëmtimit, nuk ka mundur të bashkëngjitet me kombëtaren kuqezi

“Klubi ynë është i lumtur t’ju njoftojnë se tre lojtarë të skuadrës tonë janë tubuar nga Kombëtarja e Shqipërisë. Agon Ramadani, Mentor Mejzini dhe Cristiano Cardoso tashmë gjenden në Varazdin, ku do takohen me Kroacinë. Pas katër ditësh ata do ta presin Ukrainën në Tiranë. Edhe Narcis Alibegu ka qenë i ftuar, por shkaku i dëmtimit, nuk ka mundur të bashkëngjitet me kombëtaren kuqezi. Klubi iu uron fat dhe paraqitje sa më të mirë në këto dy ndeshje”, shkruhet në njoftimin e klubit nga kryeqyteti kosovar.

Shqipëria e sfidon të mërkurën nga ora 19:00 Kroacinë, kurse më 31 janar takohet me Ukrainën në Tiranë. /Zeri.info

Image