Ndërpritet ndeshja miqësore Besa - Vëllaznimi

Ndërpritet ndeshja miqësore Besa - Vëllaznimi

Sport January 26, 2021 - 14:53
Detajet

Ndeshja miqësore e fazës parapërgatitore mes Vëllaznimit dhe Besës është ndërprerë për shkak të reshjeve të mëdha të borës.

KF Vëllaznimi njoftoi se ndeshja u ndërpre në minutën e 25-të kur rezultati ishte ende 0:0.

Ndërprerja e ndeshjes u bë me kërkesë të trajnerit të Besës, ndërsa lojtarët e Vëllaznimit po vazhdojnë stërvitjen aty, përkundër kushteve aspak të përshtatshme.

Paraprakisht, kjo ndeshje ishte planifikuar të zhvillohej në Pejë, por më pas u zhvendos në SHkugëz të Gjakovës.