Frank Lampard reagon pas shkarkimit nga posti i trajnerit të Chelseas

Frank Lampard reagon pas shkarkimit nga posti i trajnerit të Chelseas

Sport January 25, 2021 - 23:43
Detaje

Trajneri, Frank Lampard nuk do të jetë shef i shtabit teknik te skuadra londineze e Chelseas, shkruan “Zeri.info”.

Krejt kjo pasi që presidenti i klubit, Roman Abramovich vendosi gjatë ditës së hënë (sot) ta merr vendimin për shkarkimin e anglezit.

Pas shkarkimit nga pozita e trajnerit, ka reaguar Frank Lampard përmes llogarisë së tij zyrtare në “Facebook”.

Ai ka falenderuar tifozët për mbështetjen që i kanë dhënë në këto 18 muaj.

Lampard ka shtuar se ka qenë privilegj i madh për të drejtuar skuadrën ku ai ishte futbollist.

“Ka qenë privilegj i madh dhe nder të menaxhojë Chelsean, klub që ka qenë pjesë e madhe e imja për një kohë të gjatë. Së pari dua të falënderoj tifozët për mbështetjen e madhe që kam pranuar në 18 muajt e fundit. Shpresoj se e dinë çfarë nënkupton për mua. Jam krenar për arritjet që kemi bërë dhe jam krenar për lojtarët e akademisë që ia dolën në ekipin e parë dhe u paraqitën shumë mirë. Janë e ardhmja e klubit”, ka shkruar Lampard.

“Jam i zhgënjyer që nuk kisha kohë këtë sezon të sjellë klubin përpara dhe në vendin që i takon. Dua të falënderoj Abramovich, bordin, lojtarët, trajnerët dhe të gjithë në klub për punën dhe dedikimin, sidomos në kohë sfiduese. I uroj klubi suksese në të ardhmen“, vazhdoi ai.

Sipas raportimeve të fundit nga mediat angleze, Thomas Tuchel, pritet ta zë vendin e Frank Lampardit të shkarkuar. /Zeri.info