Portieri kroat rrëfehet për përvojën e re te Llapi

Portieri kroat rrëfehet për përvojën e re te Llapi

Sport January 25, 2021 - 22:34
Detaje

Skuadra e Llapit është duke e kryer fazën përgatitore në qytetin bregdetar të Antalias në Turqi.

Nën drejtimin e trajnerit, Tahir Batatina, Llapi është duke u përgatitur sa më mirë për edicionin pranveror në Superligën e Kosovës.

“Bardhekaltrit” kanë qenë mjaft aktiv edhe në afatin kalimtar të janarit, duke arritur të transferojnë disa lojtarë.

Një nga transferimet ishte edhe “gardiani” shtatlart kroat, Marijan Coric.

Image

25-vjeçari i lindur në Capljina të Bosnjës e Hercegovinës iu bashkua llapjanëve nga skuadra holandeze, SV TEC Tiel, duke nënshkruar kontratë gjashtë mujore me mundësi të vazhdimit.

Kroati gjatë një interviste me “Zeri.info” ka treguar për aventurën e tij te Llapi dhe për synimet që ka.

Jam adaptuar shumë mirë në klub. Ata po funksionojnë mirë. Jam duke e shijuar Kosovën dhe jam i fokusuar në të ardhmen”, ka thënë fillimisht Coric të hënën për “Zeri.info”.

Image

Portieri kroat ka theksuar se synim i tij dhe Llapit është Kupa e Kosovës, por pa e anashkaluar kampionatin.

Synimi im me Llapin është Kupa e Kosovës të cilën e kemi vështirë, por unë besoj në ekipin tim. Normal ne duhet të marrim sa më shumë pikë që mundemi në stinorin pranveror dhe të vijmë në pozitën sa më të lartë në tabelë”, vazhdoi ai.

Coric ka zbuluar arsyen e pranimit të kontratës së bërë nga Llapi, ndonëse nuk kishte njohuri për futbollin kosovar.

Nuk e kam përcjellur Superligën e Kosovës. Duke e marrë parasysh një storje të cilat m’i kanë treguar kolegët e mi të cilët kanë luajtur më herët në Kosovë, kur e kam marrë ofertën nga Llapi e kam pranuar menjëherë”, potencoi numri një i portës së Llapit.

Image

Për fund, ai ka folur shkurtimisht edhe për dallimin e futbollit kosovar dhe ati kroat.

Është një stil ndryshe i futbollit kroat. Në këtë moment nuk mundem t’i dallojë këto dy liga”, përfundoi Marijan Coric.

Image

Ndryshe, Coric gjatë ditës së sotme në miqësore kishte pritur një penallti të skuadrës ukrainase Obolo.

Image

Llapi e fitoi këtë miqësore me rezultat të pastër 2:0.

Marijan Coric karrierën e ka filluar tek NK Istra 1961, ku më pas ishte i huazuar tek suadra e famshme italiane, Parma së pari në U19 e më pas në skuadrën e parë.

/Zeri.info