Realizoi pas 8 sekondave lojë, Lozano i Napolit shkruan histori

Realizoi pas 8 sekondave lojë, Lozano i Napolit shkruan histori

Sport January 24, 2021 - 23:54
Detaje

Napoli u mposht ditën e sotme 3:1 nga Verona, në takimin e vlefshëm për javën e 19-të kampionale në Serie A, shkruan “Zeri.info”.

Në fakt, Napoli ishte e para që kaloi në avantazh me golin e Hirving Lozanos që realizoi disa sekonda pasi nisi loja.

8.95 sekonda iu deshën 26-vjeçari për të dërguar topin në rrjetë dhe për një gjë të tillë ai ka hyrë në histori të klubit.

Asnjë lojtar i Napolit nuk kishte shënuar më shpejt më parë, teksa vetëm dy futbollistë kanë bërë më mirë në historinë e Serie A.

Rekordi i takon Rafael Leaos së Milanit, i cili shënoi për 6.76 sekonda në takimin ndaj Sassuolos, ndërkaq i dyti renditet Poggi me golin e shënuar ndaj Fiorentinës për 8 sekonda.

Kujtojmë se në këtë duel ishte i plotë mbrojtësi shqiptar i krahut, Elseid Hysaj, derisa Amir Rrahmani e ndjeki përballjen nga stoli. /Zeri.info