“Toki” për finalen e Superkupës: Prishtina ishte shumë më e mirë se Drita, ndërrimi i portierit i solli siguri

“Toki” për finalen e Superkupës: Prishtina ishte shumë më e mirë se Drita, ndërrimi i portierit i solli siguri

Sport January 24, 2021 - 23:41
Detaje

FC Prishtina ka arritur të stoliset me titullin e 10-të të Superkupës në histori të klubit, shkruan “Zeri.info”.

Prishtinasit mposhten në finalen e Superkupës, kampionen në fuqi, Dritën me rezultat 1:3.

Trajneri i mirënjohur kosovar, Afrim Toverlani është i ftuar në emisionin “Dueli Sportiv” dhe e ka komentuar ndeshjen e luajtur në Antalia të Turqisë.

“Toki” ka potencuar se Prishtina ishte shumë më e mirë se Drita dhe shtoi se ndeshjen e fitoi me meritë.

Ai ka theksuar se ndërrimi i portierëve i solli siguri Prishtinës.

“Prishtina ishte shumë më e mirë se Drita në dy aspekte, fizikisht dhe taktikisht. Drita as nuk është mbrojtë mirë taktikisht, as nuk sulmoi taktikisht. Ndërrimi i portierit i solli siguri Prishtinës. Unë po mendoj që Prishtina tregoi shumë më tepër në këtë ndeshje. Prishtina e fitoi ndeshjen me shumë meritë”, ka thënë Toverlani. /Zeri.info