Gol spektakolar, mesfushori i Valencias “bombardon” portën e Atletico Madridit

Gol spektakolar, mesfushori i Valencias “bombardon” portën e Atletico Madridit

Sport January 24, 2021 - 22:59
Detaje

Atletico Madridi ka mposhtur në “Wandametropolitano” Valencian në kuadër të javës së 20-të në La Liga, shkruan “Zeri.info”.

Liderët e kampionatit fituan me rezultat 3:1 përballë mysafirëve nga Valencia.

E para që kaloi në avantazh ishte Valencia me anë të mesfushorit, Uros Raqiq që shënoi një gol spektakolar nga një largësi.

Por, kjo ishte e gjitha që tregoi Valencia, pasi në vazhdim ishte Atletico Madridi që e përmbysi rezultatin për t’i arkëtuar pikët e plota. /Zeri.info