Analisti Zeqiri për finalen Drita – FC Prishtina: Testi i vërtet i dy skuadrave do të jetë pas dy javësh

Analisti Zeqiri për finalen Drita – FC Prishtina: Testi i vërtet i dy skuadrave do të jetë pas dy javësh

Sport January 24, 2021 - 22:44
Detaje

FC Prishtina ka arritur të stoliset me titullin e 10-të të Superkupës në histori të klubit, shkruan “Zeri.info”.

Prishtinasit mposhten në finalen e Superkupës, kampionen në fuqi, Dritën me rezultat 1:3.

Analisti i futbollit kosovar, Arben Zeqiri është i ftuar në emisionin “Sports Show” dhe ka analizuar ndeshjen e luajtur në Antalia të Turqisë.

Sipas asaj që thotë Zeqiri, testi kryesor i dy skuadrave do të jetë ndeshja e tyre e Kupës së Kosovës që zhvillohet në “Fadil Vokrri” pas disa javësh.

“Një detaj është shumë me rëndësi. Ende është fillimi, është kulmi i fazës përgatitore, kur ngarkesat janë maksimale. Nuk është forma optimale e asnjërit prej individëve e sidomos ekipit si tërësi. Testi kryesor do të jetë i dy ekipeve pas dy javësh kur do të ndeshen në kuadër të Kupës së Kosovës”, ka thënë Zeqiri. /Zeri.info