Ardian Llumnica për finalen e Superkupës: Mbrojtësi i Dritës më bëri përshtypje, i bëri shumë telashe Prishtinës

Ardian Llumnica për finalen e Superkupës: Mbrojtësi i Dritës më bëri përshtypje, i bëri shumë telashe Prishtinës

Sport January 24, 2021 - 22:32
Detaje

FC Prishtina ka arritur të stoliset me titullin e 10-të të Superkupës në histori të klubit, shkruan “Zeri.info”.

Prishtinasit mposhten në finalen e Superkupës, kampionen në fuqi, Dritën me rezultat 1:3.

Analisti i futbollit kosovar, Ardian Llumnica është i ftuar në emisionin “Sports Show” dhe ka analizuar ndeshjen e luajtur në Antalia të Turqisë.

Llumnica ka zbuluar lojtarin e Dritës, që sipas tij i kishte bërë probleme Prishtinës në anën e tij.

“Te Drita më ka lënë përshtypje një futbollist shumë. E njoh edhe më heret sepse kam punuar me të, Është Ilir Blakqori. Ishte një futbollist në top element që shihet që ka përgatitje. Në shumë raste e bëri telashe anën e tij të Prishtinës”, ka thënë Ardian Llumnica. /Zeri.info