Infektuar: 70185
Shëruar: 313132
Vdekur: 1616
Notat e futbollistëve: Lazio – Sassuolo, Vedat Muriqi vlerësohet për minutat sa ishte në fushë

Notat e futbollistëve: Lazio – Sassuolo, Vedat Muriqi vlerësohet për minutat sa ishte në fushë

Sport January 24, 2021 - 20:23
Lexoni detajet!

Lazio ka arkëtuar pikët e plota në shtëpi me përmbysje të rezultatit ndaj Sassuolos, shkruan “Zeri.info”.

Kryeqytetasit triumfuan me rezultat të ngushtë 2:1 ndaj Sassuolos, në takimin e vlefshëm për xhiron e 19-të në Serie A.

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi u inkuadrua në fushë në katër minutat e fundit, në vend të Ciro Immobiles.

Për kaq minuta sa ishte në fushë, Muriqi u vlerësua me notën 6.2 nga sajti “Whoscored.com”.

Lojtari më i vlerësuar ishte mesfushori serb, Milinkoviq-Saviq, që mori notën 8.4.

Image

Golat e përmbysjes për Lazion erdhën nga Sergej Milinkoviq-Saviq dhe top sulmuesi i kësaj skuadre, Ciro Immobile.

Lazio ndodhet në pozitën e shtatë me 34 pikë dhe ndeshjen e radhës e luan në “Olimpico” përballë Cagliarit. /Zeri.info