Pas tërheqjes së Rahovecit, “Final Eight” i Kupës së Kosovës pritet të mbahet në Suharekë

Pas tërheqjes së Rahovecit, “Final Eight” i Kupës së Kosovës pritet të mbahet në Suharekë

Sport January 22, 2021 - 17:30
Lexoni detajet!

‘Final Eight’ i Kupës së Kosovës në basketboll do të zhvendoset në Suharekë, pasi fillimisht u planifikua të mbahej në Rahovec.

Burimet e Insportit bëjnë me dije se FBK-ja ka marrë vendim që ‘Final Eight’ të luhet në palestren ”13 qershori”, në Suharekë.

Fillimisht, palestra ”Mizair Isma” ishte mikpritëse e kësaj gare, mirëpo dje përmes një komunikate, KB Rahoveci ka hequr dorë për organizimin.

Krejt kjo sipas tyre, ”për dëmin që po i bëhet nga referimi gjatë tërë këtij kampionati”.

Dhe KB Ylli u shpreh i gatshëm për të organizuar këtë garë, e cila pritet të mbahet nga 3 deri më 7 shkurt.

Në media gjithashtu u raportua se pritet të lejohet pjesëmarrja e 200 tifozëve ultras, megjithëse kjo ende nuk është konfirmuar.