Werderi i gatshëm ta shes Rashicën, i ul çmimin

Werderi i gatshëm ta shes Rashicën, i ul çmimin

Sport January 22, 2021 - 17:16
Lexoni detajet!

Skuadra nga Bundesliga gjermane, Werder Bremeni është i gatshëm ta shes yllin e ekipit, Milot Rashicën, shkruan “Zeri.info”.

Gjermanët raportohet se kanë ulur çmimin e sulmuesit të Përfaqësueses së Kosovës, vetëm për ta shitur në afatin kalimtar të janarit.

Werderi që dikur kërkonte 20 milionë euro për ta liruar vushtrriasin, tani janë të gatshëm të pranojnë edhe një ofertë për 15 milionë euro.

Rashica ishte afër të largohet nga klubi në verën e vitit të kaluar, pasi për të kishin shprehur interesim të madh Bayer Leverkuseni, Aston Villa e Leipzigu.

Së fundmi Rashica është rikthyer nga lëndimi që e pati lënë jashtë fushave për një kohë të gjatë dhe është inkuadruar në dy ndeshjet e fundit në pjesën e dytë. /Zeri.info