Basketbolli kosovar vazhdon në fundjavë, derbi në Prizren

Basketbolli kosovar vazhdon në fundjavë, derbi në Prizren

Sport January 22, 2021 - 16:23
Lexoni detajet!

Java e 17-të në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll vazhdon këtë fundjavë me ndeshje interesante, shkruan “Zeri.info”.

Takimi i parë i kësaj xhiroje zhvillohet në Rahovec, aty ku “Vreshtarët” presin Sigal Prishtinën ditën e shtunë (nesër) me fillim nga ora 15:00.

Në të njëjtën ditë luhet edhe një nga ndeshjet më interesante ajo mes Ponte Prizrenit dhe Pejës.

Skuadrat janë në formë të mirë dhe kjo pritet të bëj edhe më interesante këtë përballje.

Trepça pas dy fitoreve radhazi do të ndeshet me Golden Eagle Yllin, që në dy xhirot në stinorin pranveror ka mundur Ponte Prizrenin dhe Bashkimin.

Fitorja është shumë e vlefshme për dy skuadrat, që për momentin kanë ambicie të ndryshme.

Mitrovicasit kanë katër fitore dhe 12 humbje, ndërsa therandasit dhjetë fitore dhe gjashtë humbje.

Bashkimi-Vëllaznimi është ndeshja e fundit për këtë xhiro. Të dy skuadrat janë pa fitore në stinorin pranveror, andaj përballja do të jetë shumë interesante.

Prizrenasit kanë tetë fitore dhe tetë humbje, kurse kuqezinjtë katër fitore dhe 12 humbje.

Këto janë çiftet e plota të javës së 17-të:

 

Image

/Zeri.info