Infektuar: 70185
Shëruar: 313132
Vdekur: 1616
Neymar në lidhje me një këngëtare? Fansat kapin detajin e rëndësishëm në Instagram

Neymar në lidhje me një këngëtare? Fansat kapin detajin e rëndësishëm në Instagram

Sport January 21, 2021 - 23:54
Detaje

Sulmuesi i PSG-së, Neymar, mesa duket ka një tjetër person në krah këto kohët e fundit.

“Instagrami” tregon shumë për jetën privat ditët e sotme dhe ka qenë pikërisht atje, ku braziliani ka shkëmbyer disa mesazhe me këngëtaren, Emilia Mernes.

Argjentinasja kishte postuar një foto me një fëmijë të vogël, ku nuk mungoi një koment nga Neymar. 28-vjeçari i dërgoi një zemër bukuroshes, veprim ky që nuk mund t’iu shpëtonte fansave.

Image
Image

Mësohet se dyshja është takuar për herë të parë para Vitit të Ri, ku ylli i PSG-së organizoi një festë në shtëpinë e tij në Brazil. Ende nuk dihet marrëdhënia mes të dyve, por miqtë e këngatares konfirmojnë se deri më tani ata shkojnë shumë mirë me njëri tjetrin.

Deri vitin e kaluar, Neymar përflitej se ishte në një lidhje me modelen kroate Natalia Barulich, por ishte kjo e fundit që hodhi poshtë gjithçka. Ajo deklaroi se kjo ishte shakajë më e madhe e bërë ndonjëherë, duke konfirmuar se mes tyre nuk ka asgjë. /Zeri.info