Vedat Muriqi vjen me fjalët e para pas golit të realizuar në

Vedat Muriqi vjen me fjalët e para pas golit të realizuar në "frymën e fundit"

Sport January 21, 2021 - 23:45
Detaje

Lazio ka arritur të kualifikohet në çerekfinalen e Kupës së Italisë, pas fitores me mund të madh ndaj Parmës, shkruan “Zeri.info”.

Protagonist kryesor ishte sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi që goditi topin me kokë për të shkuar në rrjetë dhe për t’ia siguruar kalimin tutje kryeqytetasve italian në minutën e 90-të.

E pas ndeshjes, Muriqi u deklaruar për “Rai Sport” duke thënë se është shumë i lumtur për kalimin tutje dhe golin e tij të parë.

Prizrenasi ka shtuar se duhet të vazhdoj kështu që të jetë edhe më i mirë.

“Jam shumë i lumtur për çerekfinalen, është goli im i parë dhe padyshim që jam i lumtur. Unë duhet të vazhdoj kështu dhe të bëj gjithnjë e më mirë”, ka thënë Muriqi.

Ndryshe, Lazio në çerekfinale do të takohet me Atalantën e Berat Gjimshitit. /Zeri.info