Barcelona kualifikohet tutje në “Copa del Rey”, eleminon skuadrën e Ligës së Tretë pas vazhdimeve

Barcelona kualifikohet tutje në “Copa del Rey”, eleminon skuadrën e Ligës së Tretë pas vazhdimeve

Sport January 21, 2021 - 23:38
Detaje

Barcelona është kualifikuar në fazën tjetër të “Copa del Rey” pas fitores ndaj Cornellas, shkruan “Zeri.info”.

“Katalunasve” i janë dashur edhe vazhdimet dy herë nga 15 minuta për ta siguruar kalimin tutje, pasi koha e rregullt për 90 minuta nuk solli fitues.

Në fakt, “Blaugrana” kishte dy mundësi të arta të sigurojnë më herët çështjen e fituesit, sikur të shënonin nga pika e bardhë e penalltisë, Pjaniq në të 46-tën e Dembele në të 80-tën minutë.

Sidoqoftë, ky i fundit arriti të zhbllokoj shifrat në minutën e dytë të vazhdimeve me një gol fantastik.

Ndërkaq për golin e fundit, u desh të pritej minuta e 120-të që Braithwaite të realizon golin përfundimtar. /Zeri.info