Notat e lojtarëve: Liverpool – Burnley, Xherdan Shaqiri ndër më të mirët për “Reds”

Notat e lojtarëve: Liverpool – Burnley, Xherdan Shaqiri ndër më të mirët për “Reds”

Sport January 21, 2021 - 23:15
Detaje

Kampionët në fuqi të Anglisë, Liverpooli janë mposhtur minimalisht në “Anfield” nga Burnley, shkruan “Zeri.info”.

Mysafirët arritën të dalin me tri pikë nga një terren aspak i lehtë, falë golit të realizuar në minutën e 83-të.

Ishte Ashley Barnes që arriti t’i siguronte pikët e plota mysafirëve me golin e shënuar nga 11 metërshi i penalltisë.

Për Liverpoolin është paraqitur nga minuta e parë deri në të fundit mesfushori shqiptar, Xherdan Shaqiri.

Ky i fundit u vlerësua mirë nga sajti “Whoscored.com” duke marrë notën 6.7 në këtë përballje dhe notë më të madhe se ai kishin vetëm Origi (6.8) dhe Mane (7.7).

Image

“Reds” me këtë humbje ndodhen në pozitën e katërt me 34 pikë, por skuadra e Jurgen Klopp rrezikon ta humb këtë pozitë.

Ndërkaq, Burnley me këtë fitore pozicionohet në vendin e 16-të me 19 pikë të tubuara. /Zeri.info