Liverpooli vazhdon me formë të luhatshme në vitin 2021, mposhtet në “Anfield” nga Burnley

Liverpooli vazhdon me formë të luhatshme në vitin 2021, mposhtet në “Anfield” nga Burnley

Sport January 21, 2021 - 22:53
Detaje

Kampionët në fuqi të Anglisë, Liverpooli është mposhtur minimalisht në “Anfield” nga Burnley, shkruan “Zeri.info”.

Mysafirët arritën të dalin me tri pikë nga një terren aspak i lehtë, falë golit të realizuar në minutën e 83-të.

Ishte Ashley Barnes që arriti t’i siguronte pikët e plota mysafirëve me golin e shënuar nga 11 metërshi i penalltisë.

Për Liverpoolin është paraqitur nga minuta e parë deri në të fundit mesfushori shqiptar, Xherdan Shaqiri.

“Reds” me këtë humbje ndodhen në pozitën e katërt me 34 pikë, por skuadra e Jurgen Klopp rrezikon ta humb këtë pozitë.

Ndërkaq, Burnley me këtë fitore pozicionohet në vendin e 16-të me 19 pikë të tubuara. /Zeri.info