Barcelona mbyll pjesën e parë pa gola ndaj skuadrës së Ligës së Tretë spanjolle

Barcelona mbyll pjesën e parë pa gola ndaj skuadrës së Ligës së Tretë spanjolle

Sport January 21, 2021 - 21:57
Detaje

Ka përfunduar pjesa e parë në takimin e 1/16 së finales në “Copa del Rey” ndërmjet Cornellas dhe Barcelonës, shkruan “Zeri.info”.

Rezultati i 45 minutave të para është i barabartë 0:0, me “katalunasit” që patën mundësi të artë të kalojnë në avantazh në minutën e 39-të.

Mesfushori boshnjak, Miralem Pjanic, dështoi nga 11 metërshi për të kaluar Barçën në epërsi.

Barcelona në përbërjen e saj ka kryesisht lojtarë të rinj.

Ndryshe, Cornella bën gara në Ligën e Tretë spanjolle. /Zeri.info