Dy kartona të kuq, një gol i shënuar, Partizani triumfon në derbi ndaj Tiranës

Dy kartona të kuq, një gol i shënuar, Partizani triumfon në derbi ndaj Tiranës

Sport January 21, 2021 - 19:55
Lexoni detajet!

Ka përfunduar derbi numër 160 ndërmjet dy rivalëve të përbetuar Partizani – Tirana, shkruan “Zeri.info”.

Takimi i luajtur në “Elbasan Arena” u ka takuar futbollistëve të “kuq” të cilët shënuan fitore minimale 1:0.

Ishte Eraldo Çinari ai që shënoi golin e tri pikëve në minutën e 83-të të derbit.

Kujtojmë se për Tiranën luajti në portë nga minuta e parë portieri kosovar, Visar Bekaj që bëri disa pritje fantastike.

Jurgen Bardhi u ndëshkua me të kuq pas dy të verdhëve për “demat” si dhe Batha u përjashtua pas kartonit të dytë të verdhë për kampionët në fuqi.

Me këtë fitore, Partizani zë vendin e dytë me 26 pikë, ndërkaq Tirana është e pesta me 20 të tilla. /Zeri.info