
Zyrtare: Malisheva i prezanton shtatë transferime
Skuadra që po kërkon inkuadrimin në Superligë nga Liga e Parë, Malisheva ka prezantuar në ambientet e klubit shtatë përforcime, shkruan “Zeri.info”.
Bëhet fjalë për Arbios Thaçin, Viktor Kukën, Armend Abazin, Ardian Hotin, Bleon Sekiraqën, Endrit Asllanajn e Flamur Gashin të cilët janë ardhjet e reja te Malisheva në këtë afat kalimtar të janarit.
Të gjithë këta lojtarë kanë nënshkruar marrëveshje për gjashtë muaj me mundësi vazhdimi.
ë|Fc Malisheva arrin marrëveshje me 7 futbollist, 2 prej tyre vijne nga Fc Ballkani ne forme huazimi të cilin e...
Posted by FC Malisheva on Thursday, January 21, 2021
Mbrojtësi me përvojë në futbollin kosovar, Viktor Kuka, i cili është një nga transferimet e Malishevës foli për “Zeri.info”.
Kuka është shprehur i kënaqur për marrëveshjen me skuadrën nga Liga e Parë dhe ka treguar objektivin që ka me klubin e ri.
“Jam i kënaqur me këtë marrëveshje. Shpresoj që t’i përmbushim kërkesat e klubit dhe do të luftojmë për inkuadrim në Superligën e Kosovës, sepse e meriton qyteti i Malishevës”, tha Kuka për “Zeri.info”.
Ndryshe, Malisheva ka përfunduar stinorin vjeshtor në Grupin A të Ligës së Parë në pozitën e dytë me 26 pikë, aq sa ka edhe Dukagjini që është lider. /Zeri.info