Infektuar: 70185
Shëruar: 313132
Vdekur: 1616
Albion Ademi vendos për të ardhmen, transferohet në Suedi

Albion Ademi vendos për të ardhmen, transferohet në Suedi

Sport January 21, 2021 - 19:12
Lexoni detajet!

Futbollisti kosovar, Albion Ademi ka vendosur për të ardhmen e tij, shkruan “Zeri.info”.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare është transferuar te skuadra suedeze, Djugarden.

Ekipi në të cilin ka kaluar Ademi ka përfunduar në vendin e katërt në kampionatin elitar të Suedisë sezonin e fundit.

21-vjeçari së fundmi ishte pjesë e Marienhamn në Finlandë, duke realizuar plot 14 gola në kampionat.

Ademi përmes rrjetit të tij social “Instagram” ka falënderuar ish-klubin e tij dhe tifozët dhe ka shkruar se është i lumtur për transferimin e tij në Suedi.

“Falënderoj Mariehamn dhe tifozët për sezonin e kaluar. Tani është koha të eci përpara dhe jam shumë i lumtur që kam firmosur me Djurgarden. Mezi po pres të luaj me ekipin e ri“, shkruan Ademi në “Instagram”. /Zeri.info