Kasimpasa pëson humbje në udhëtim te Ankaragucu, vendos autogoli i Florent Hadergjonajt

Kasimpasa pëson humbje në udhëtim te Ankaragucu, vendos autogoli i Florent Hadergjonajt

Sport January 21, 2021 - 19:02
Lexoni detajet!

Përballja e javës së 20-të në elitën e futbollit turk mes Ankaragucut dhe Kasimpasës është mbyllur me fitoren e vendasve, shkruan “Zeri.info”.

Ankaragucu triumfoi minimalisht falë autogolit të shënuar nga Florent Hadergjonaj pas 16-të minutave lojë.

Lojtari “dardan” tentoi ta largonte topin në goditje këndi, por ai e dërgoi në rrjetën e skuadrës së tij.

Hadergjonaj ishte lojtari me notën më të ulët për skuadrën e tij së bashku me sulmuesin e krahut, Armin Hodziq. Ai u vlerësua me notën 6.4.

Image

Krahas gabimit fatal, Hadergjonaj luajti për gjatë gjithë kësaj ndeshjeje.

Lojtari tjetër shqiptar, Loret Sadiku u inkuadrua për Kasimpasën në minutën e 80-të dhe mori notën 6.9.

Gjithashtu, për vendasit luajtën Endri Çekiçi nga minuta e parë deri në të 79-të, ndërkaq Idriz Voca e zëvendësoi atë. /Zeri.info