Mbyllet pjesa e parë në derbin e madh shqiptar, Partizani – Tirana

Mbyllet pjesa e parë në derbin e madh shqiptar, Partizani – Tirana

Sport January 21, 2021 - 18:51
Lexoni detajet!

Ka përfunduar pjesa e parë e derbit të madh shqiptar ndërmjet Partizanit dhe Tiranës, shkruan “Zeri.info”.

Fraksioni i parë ka përfunduar në "paqe" me rezultat të barabartë 0:0, në derbin numër 160.

Për Tiranën në portë nga minuta e parë është edhe portieri kosovar, Visar Bekaj.

Kjo ndeshja është duke u zhvilluar në “Elbasan Arena” dhe i takon javës së 15-të kampionale në Superiore.

Vlen të theksohet se në 45 minutësh të derbit me rivalitet të madh janë ndarë edhe pesë karton të verdhë, tre për futbollistët e Tiranës dhe dy për ata të Partizanit. /Zeri.info