Tifozët e Partizanit dhe Tiranës përleshen jashtë stadiumit, i është vënë flaka një objekti

Tifozët e Partizanit dhe Tiranës përleshen jashtë stadiumit, i është vënë flaka një objekti

Sport January 21, 2021 - 18:45
Lexoni detajet!

Mediat shqiptare po raportojnë se jashtë stadiumit “Elbasan Arena” janë përleshur mesvete dy tifozeritë e skuadrës së Partizanit dhe Tiranës, kur këto dy ekipe po zhvillojnë derbin e madh numër 160, shkruan “Zeri.info”.

Sipas raportimeve bëhet e ditur se gjatë përleshjes janë thyer xhamat e një biznesi si dhe i është vënë flaka një objekti pranë një automjeti.

Sende të forta, tymuese dhe flakadanë kanë terrorizuar qytetin e Elbasanit në mbrëmje.

Image

Forca të shumta policie kanë shkuar për të vënë nën kontroll situatën.

Momentalisht po zhvillohet minuta e 40-të e derbit dhe rezultati është 0:0. /Zeri.info

Image