Zyrtare: Vëllaznimi prezanton përforcimin e dytë të ditës, vjen nga akademia e klubit anglez

Zyrtare: Vëllaznimi prezanton përforcimin e dytë të ditës, vjen nga akademia e klubit anglez

Sport January 21, 2021 - 18:20
Lexoni detajet!

Klubi i Vëllaznimit ka arritur të sigurojë shërbimet e mbrojtësit të djathtë, Argjend Ahmetaj, shkruan “Zeri.info”.

Ka qenë faqja zyrtare e klubit “kuqezi” që ka bërë të ditur lajmin përmes një njoftimi.

Ahmetaj i cili është i lindur në Angli, ka qenë pjesë e Akademisë së skuadrës angleze, Queens Park Rangers (QPR).

Së fundmi ai ka mbrojtur ngjyrat e Arlesey Town FC.

 

Zyrtare: Transferi i radhës është Argjend Ahmetaj. Ahmetaj është mbrojtës i djathtë, i cili është i lindur në Angli,...

Posted by KF Vëllaznimi on Thursday, January 21, 2021

Ky nuk është transferimi i vetëm për ditën e sotme, pasi klubi gjakovar gjatë ditës ka prezantuar edhe Granit Avdylin. /Zeri.info