Trepça ’89 e deklason në miqësore Ramiz Sadikun

Trepça ’89 e deklason në miqësore Ramiz Sadikun

Sport January 21, 2021 - 18:11
Lexoni detajet!

Gjatë ditës së sotme (e enjte) është zhvilluar edhe një ndeshje miqësore mes skuadrave kosovare në futboll, shkruan “Zeri.info”.

Skuadra e Superligës së Kosovës, Trepça ’89 e ka mposhtur thellë në miqësore Ramiz Sadikun.

“Minatorët” triumfuan me rezultat 5:0 kundër kryeqytetasve, në takimin e parë kontrollues në këtë fazë përgatitore për Trepçën ’89.

Autorët e golave në këtë takim ishin Mohammed Darwish, Adonis Shala, Ardijan Shaljani, Ardian Hasani e Robert Rrahmani.

Ndryshe, skuadra e drejtuar nga trajneri, Shpëtim Idrizi, të shtunën do të marrë rrugën për Shqipëri, aty ku do të zhvillojë fazën përgatitore dhe disa ndeshje të tjera miqësore për të parë formën e ekipit. /Zeri.info