Klubi shqiptar mbush arkat, shet sulmuesin për 1 milionë dollarë

Klubi shqiptar mbush arkat, shet sulmuesin për 1 milionë dollarë

Sport January 21, 2021 - 18:01
Lexoni detajet!

Klubi i Futbollit Shkupi, ka arritur të mbush arkën pas shitjes së sulmuesit të saj, Dembo Darboe, përcjell “Zeri.info”.

Skuadra “bardhekaltër” ka shitur për afro 1 milionë dollar Darboen te klubi bjellorus, Shakhtar Soligorsk.

Menaxheri shqiptar, Florin Biba ka luajtur rol të madh në këtë transferim të sulmuesit që mbrojti ngjyrat e Shkupit.

Sulmuesi 22-vjeçar është bashkuar sot me skuadrën e re, teksa ka mbushur arkat e klubit shqiptar të Shkupit.

Image

Një hap mjaft cilësor ky në karrierën e Dembos, i cili do të përfitojë një rrogë të majme te skuadra bjelloruse.

22-vjeçari ishte golashënuesi më i mirë i momentit në elitën e kampionatit maqedonas së futbollit, teksa në 18 ndeshje arriti të realizonte plot 16 gola, duke kryesuar i vetëm, i ndjekur nga Ibraimi i Shkëndijës me 14 gola. /Zeri.info