Formacionet zyrtare: Partizani – Tirana, Visar Bekaj nga minuta e parë

Formacionet zyrtare: Partizani – Tirana, Visar Bekaj nga minuta e parë

Sport January 21, 2021 - 17:35
Lexoni detajet!

Kanë mbetur edhe pak kohë deri në fillimin e derbit më të madh shqiptar, Partizani – Tirana, shkruan “Zeri.info”.

Rivalët e përbetuar të kryeqytetit shqiptar do të takohen në “Elbasan Arena” për të zhvilluar derbin numër 160 në të gjitha kompeticionet.

Partizani ka 66 fitore, teksa 42 triumfe u takojnë Tiranës, derisa 50 ndeshje kanë përfunduar në “paqe” ndërmjet tyre.

Portieri kosovar, Visar Bekaj do të jetë pjesë e formacionit startues për “bardhekaltërit”.

Ballafaqimi mes Partizanit dhe Tiranës fillon nga ora 18:00 dhe zhvillohet pa praninë e publikut.

Formacionet zyrtare:

Partizani: Hoxha, Belica, Bitri, Hakaj, Mala, Murataj, Broja, Melo, Bardhi, Asani, Solomon, Trajner: Ilir Daja.

Tirana: Bekaj, Toshevski, Hoxhallari, Najdovski, Batha, Halili, Toli, Ismajlgeci, Torasa, Muçi, Seferi. Trajner: Nevil Dede.

/Zeri.info