Infektuar: 67906
Shëruar: 59174
Vdekur: 1587
Notat e lojtarëve: Alcoyano – Real Madrid, ky ishte “dështaku” në humbjen turpëruese të “Los Blancos”

Notat e lojtarëve: Alcoyano – Real Madrid, ky ishte “dështaku” në humbjen turpëruese të “Los Blancos”

Sport January 20, 2021 - 23:51
Detaje

Alcoyano ka shkaktuar një befasi të madhe në kuadër të “Copa del Rey”, duke e eleminuar Real Madridin në 1/16 e finales, shkruan “Zeri.info”.

Skuadra nga liga e tretë e futbollit spanjoll fitoi në vazhdime me shifrat 2:1 ndaj gjigandit të futbollit në Spanjë.

Sajti i njohur “SofaScore” e vlerësoi mbrojtësin e krahut, Alvaro Odriozlan si “figurën tragjike” të Real Madridit. Ai mori notën 6.3.

Me notë të ulët u vlerësua edhe sulmuesi i krahut, Vinicius Junoir që mori notën 6.4.

Image

Te vendasit ishte “gardiani” i portës, Jose Juan që mori notën maksimale, atë 9.2.

Image

Kampionët në fuqi të La Ligës e kishin nisur mirë këtë përballje, duke kaluar në avantazh në minutën e 45-të me mbrojtësin, Militao.

Alcoyano e barazoi rezultatin në minutë ne 80-të me Silbes që realizoi pas asistimit nga Lopez.

Vendasit nuk e lanë me kaq, ata arritën të realizojnë golin e fitores në fund të vazhdimeve, saktësisht në minutën e 115-të me autor, Casanovan. /Zeri.info