Juventusi triumfoi në Superkupë ndaj Napolit, këto janë notat e lojtarëve

Juventusi triumfoi në Superkupë ndaj Napolit, këto janë notat e lojtarëve

Sport January 20, 2021 - 23:43
Detaje

Juventusi ka arritur të triumfojë në Superkupën e Italisë, pas fitores ndaj Napolit, shkruan “Zeri.info”.

“Zonja e Vjetër” fitoi me rezultat të pastër 2:0 në këtë finale me golat e Cristiano Ronaldos në minutën e 64-të dhe Alvaro Moratës në të 96-tën minutë.

Ndonëse ishin dy lojtarët vendimtarë që sollën këtë trofe për “Biankonerët”, ishte një tjetër lojtar që fitoi epitetin e lojtarit të ndeshjes.

Ishte mbrojtësi i krahut, Cuadrado që mori notën 8.6 nga sajti “Whoscored.com”, kurse Ronaldo mori notën 7.9.

Image

Kujtojmë se mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani e ndjeki takimin final nga stoli për Napolit. /Zeri.info