Turpërohet Real Madridi, eleminohet nga skuadra e ligës së tretë në “Copa del Rey”

Turpërohet Real Madridi, eleminohet nga skuadra e ligës së tretë në “Copa del Rey”

Sport January 20, 2021 - 23:36
Detaje

Alcoyano ka shkaktuar një befasi të madhe në kuadër të “Copa del Rey”, duke e eleminuar Real Madridin në 1/16 e finales, shkruan “Zeri.info”.

“Mbretërit” e kishin nisur mirë këtë përballje, duke kaluar në avantazh në minutën e 45-të me mbrojtësin, Militao.

Duket se futbollistët e Real Madridit u kënaqën me këtë rezultat dhe nuk e kishin menduar se skuadra kundërshtare ishte e motivuar në këtë përballje.

Alcoyano e barazoi rezultatin në minutë ne 80-të me Silbes që realizoi pas asistimit nga Lopez.

Vendasit nuk e lanë me kaq, ata arritën të realizojnë golin e fitores në fund të vazhdimeve, saktësisht në minutën e 115-të me autor, Casanovan.

Kujtojmë se vendasit, që bëjnë gara në ligën e tretë të Spanjës, ishin me një lojtar më pak nga minuta e 110-të, kur u ndëshkua me karton të kuq, Lopez. /Zeri.info