Lideri ndalet në “Karagaçi”, Peja fiton derbin ndaj Rahovecit

Lideri ndalet në “Karagaçi”, Peja fiton derbin ndaj Rahovecit

Sport January 20, 2021 - 19:17
Detaje

Ka përfunduar ndeshja e javës së 16-të në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll ndërmjet Pejës dhe Rahovecit, shkruan “Zeri.info”.

Lideri i kampionatit, Rahoveci, është mposhtur në “Karagaçi” nga Peja.

Rezultati ishte 90:85 për “Shqiponjat” të cilët regjistruan fitoren e tretë radhazi.

Ndërkaq, “Vreshtarët” pësuan disfatën e parë pas katër fitoreve radhazi në elitën e basketbollit kosovar.

Me këtë fitore, Peja shkon në kuotën e 27 pikëve, derisa Rahoveci përkundër humbjes vazhdon të mbetet lider i Superligës me 28 pikë.

Më të dalluarit te kjo fitore e pejanëve ishte Marko Peroviq me 25 pikë, derisa me pikë dyshifrore kontribuuan edhe Brandon Walters me 24 pikë dhe Dardan Berisha me 22 të tilla.

Te Rahoveci më i dalluari ishte amerikani Marvin Jones me 35 pikë, i përcjellur nga Isaiah Traylor (25) dhe Alban Veseli (16). /Zeri.info