Nesër zhvillohet derbi i madh i futbollit shqiptar

Nesër zhvillohet derbi i madh i futbollit shqiptar

Sport January 20, 2021 - 18:33
Detaje

Java e 15-të në elitën e futbollit shqiptar përfundon nesër (e enjte) me derbin e madh të futbollit shqiptar, shkruan “Zeri.info”

Me fillim nga ora 18:00 do të zhvillohet derbi i kryeqytetit shqiptar ndërmjet Partizanit dhe Tiranës.

Ky derbi e gjenë Partizanin në pozitën e tretë në tabelë me 23 pikë, ndërkaq kampionët në fuqi të Shqipërisë, Tirana zë vendin e pestë me 20 pikë.

Kjo përballje e dy rivalëve të përbetuar do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”.

Kujtojmë se portieri kosovar, Visar Bekaj mbron ngjyrat “bardhekaltër” që nga vera e vitit të kaluar dhe ka debutuar në derbin e kaluar nga minuta e parë. /Zeri.info