Khabib Nurmagomedov u përgjigjet komenteve për një rikthim të mundshëm në UFC

Khabib Nurmagomedov u përgjigjet komenteve për një rikthim të mundshëm në UFC

Sport January 20, 2021 - 18:05
Detaje

Khabib Nurmagomedov ka folur për herë të parë që nga mbajtja e një takimi me presidentin e UFC-së, Dana White, shkruan “Zeri.info”.

Dyshja u ulën në Abu Dhabi këtë javë dhe të shtunën mbrëma me presidentin e UFC-së që tha se kampioni i pamposhtur po kërkonte “diçka spektakolare” për ta tërhequr atë përsëri në garë.

Pavarësisht se White ishte optimist për shanset e kthimit të luftëtarit, Nurmagomedov ka dhënë një intervistë të re dhe nuk tingëllon se dëshira e tij është rikthimi.

Ai i bëri një premtim nënës së tij pas vdekjes së babait të tij përpara fitores së tij ndaj Justin Gaethje në UFC dhe duket se do ta mbajë atë.

"Unë kam arritur pothuajse gjithçka në këtë sport dhe nuk ka askënd që të doja të luftoja tani," tha Khabib.

"Unë e di që ka shumë luftëtarë që dëshirojnë të fitojnë para, të cilët përpiqen për diçka. Çfarë duhet të bëj?”, shtoi ai.

“Nëna ime është gjëja më e çmuar që më ka mbetur. Ejani, ju nuk do të më shtyni të bëj gjëra që do të zhgënjejnë nënën time. Unë madje nuk kam ndonjë plan për UFC në të ardhmen e afërt", tha Khabib në intervistë. /Zeri.info