Modelja tregon arsyen e ndarjes me Gonzalo Higuaini, tregon mesazhet me Cristiano Ronaldon

Modelja tregon arsyen e ndarjes me Gonzalo Higuaini, tregon mesazhet me Cristiano Ronaldon

Sport January 20, 2021 - 17:46
Detaje

Modelja, Manuela Ferrera, ka folur në një intervistë për jetën e saj private dhe lidhjen që kishte me sulmuesin e njohur argjentinas, Gonzalo Higuainin, përcjell “Zeri.info”.

Ferrera në emisionin “TikiTaka” ka thënë se ndarja e me Higuainin erdhi për shkak të ky i fundit ishte i pasionuar pas “grave të ndyra”.

“Unë isha me Higuain disa kohë më parë. Ne kurrë nuk ishim fejuar zyrtarisht, kishte një takim që zgjati disa muaj. Mbaroi sepse ai kishte një një pasion të veçantë për gratë e ndyra. Ai preferoi të shkonte me gra të pista. Nëse kjo ka ndodhur gjatë përvojës së tij në Napoli? Jo, më vonë. Ai ishte në Milano në atë kohë”, tha ajo në emision.

Ajo është përfolur që ka pasur një lidhje edhe me yllin e Juventusit, Cristiano Ronaldon. Ajo tha se nuk ka pasur asgjë më shumë se një kompliment që i kishte bërë portugezi në rrjetet sociale.

“Historia me Cristiano Ronaldon? Nuk kishte kurrë asgjë, ai thjesht më shkruajti një mesazh privat në rrjetet sociale për të më uruar. Vetëm komplimente, asgjë më shumë. Ndihem shumë e vlerësuar”, shtoi mes të tjerash ajo. /Zeri.info